LAJMI I FUNDIT:

E hodhi drogën në tokë dhe iku, policia në kërkim të gjilanasit

E hodhi drogën në tokë dhe iku, policia në kërkim të gjilanasit

Një person është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Rajonit të Gjilanit për posedim të drogës.

Siç njofton policia, i dyshuari me inicialet B. M., deri sa ishte duke drejtuar një skuter kishte vërejtur patrullimin e policisë dhe çantën të cilën kishte me vete e kishte hedhur në tokë, e më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.


Largimi i tij ishte bërë në këmbë pasi i dyshuari edhe skuterin kishte lënë në vendin e ngjarjes.

Policia në një njoftim ka treguar se në çantën e krahut të të dyshuarit janë gjetur 16 paketime të vogla me drogë të llojit marihuanë të cilat kanë qenë të mbështjella.

Tutje sipas policisë, në afërsi të vendit ku kishte ndodhur edhe arratisja e të dyshuarit B. M., ka qenë e parkuar edhe një veturë me dy persona të dyshimtë, M. H., 29 vjeçar dhe L. S., 26 vjeçar.

Policia ka treguar se është thirrur edhe njësia e anti-drogës për të bërë edhe shikimin e vendit të ngjarjes dhe nga provat e marra është konstatuar se është gjetur drogë edhe të të dyshuarit e arrestuar.

29 vjeçari M. H, sipas policisë është dërguar në ndalim për 48 orë ndërsa 26 vjeçari L. S., është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Rasti është proceduar te departamenti i krimeve të rënda në Prokurorinë e Gjilanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori