Lushtaku dhe familjarët e tij dyshohen se kanë plagosur dy zyrtarë policor të shtunën mbrëma në Skenderaj, si rezultat i shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. /Telegrafi/
Ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Po, është dërguar në mbajtje” – tha Preteni.
Ai shtoi se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimin ndaj ish-kryetarit të komunës së Skënderajt Nuredin Lushtaku, dhe dy personave të tjerë me inicialet F. L dhe A.L.
Preteni tha se seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy të tjerëve është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore dhe pritet të vendoset se çka do të ndodh tutje.
Ish-nënkryetari i Skenderajt kishte qenë në arrati derisa sot është dorëzuar në polici.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251