LAJMI I FUNDIT:

Pas Finlandës, edhe Irlanda mbështet heqjen e vizave për Kosovën

Pas Finlandës, edhe Irlanda mbështet heqjen e vizave për Kosovën

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, ka thënë se shteti i tij e mbështet Kosovën për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ai në një konferencë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, tha se shpreson që Kosova të merr liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin ne NATO.

“Irlanda mbështet liberalizimin e vizave. Ne kemi raporte të mira me Britaninë dhe kohë pas kohe kemi vështirësi. Kohëve të fundit janë disa vështirësi por të gjejmë mënyra për të ruajtur paqen edhe në Irlandë dhe sot ne udhëheqim disa institucione evropiane. Këshilli i Evropës është organizatë e rëndësishme për të drejtat e shteteve. Qeveria po kërkon anëtarësim dhe është sigurim për qytetarët që kjo qeveri është serioze për të drejtat e njeriut dhe do të punojmë të sigurojmë një rrugëtim të pranueshëm”, tha Byrne.


Ministrja finlandeze për Çështje Evropiane: Këtë vjeshtë mund të kemi rezultate pozitive sa i përket heqjes së vizave për Kosovën
Lexo po ashtu Ministrja finlandeze për Çështje Evropiane: Këtë vjeshtë mund të kemi rezultate pozitive sa i përket heqjes së vizave për Kosovën

Ai përmendi edhe rrugën e vështirë të pajtimit që Republika e Irlandës e pati me Irlandën Veriore.

“Ne në Irlandë e dimë që mund të jetë një rrugë e vështirë për pajtimin. Kërkon durim dhe çdo marrëveshje e paqes ka kompromise për të gjitha anët. Kjo ishte edhe në marrëveshjen që e kemi pasur me Irlandën Veriore. Kemi pasur disa çështje edhe me Kushtetutën e Irlandës Veriore dhe kemi hequr dorë nga disa çështje”, tha Byrne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori