LAJMI I FUNDIT:

U nervozua që nuk pranoi të takohet me të, britaniku futet me kamion në shtëpinë e të dashurës – kamerat e sigurisë kapin momentin

U nervozua që nuk pranoi të takohet me të, britaniku futet me kamion në shtëpinë e të dashurës – kamerat e sigurisë kapin momentin

Shoferi i një kamioni në Britani ka pranuar në seancën gjyqësore se e kishte goditur qëllimshëm me rimorkio shtëpinë e të dashurës, brenda të cilës gjendeshin dy fëmijët e tyre.

Derek Wellington, kishte lëvizur mbrapa dhe ishte përplasur në shtëpinë e partneres në East Kilbride të Lanarkshire, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale shtëpisë dykatëshe, që si pasojë është shembur pjesërisht, transmeton Telegrafi.


Dëmet e shkaktuara raportohet se kapin vlerën e 520 mijë eurove. E 34-vjeçari ishte liruar me kusht, pasi edhe më herët kishte sulmuar të dashurën Sara Cassidy brenda dhomës së një hotelit në Edinburgh

Ai ishte urdhëruar që të qëndrojë sa më larg 33-vjeçares, të cilën e ndiqte, i shkruante muret e shtëpisë me mesazhe të ndryshme dhe e torturonte në aspektin psikik.

Por pavarësisht urdhrit të gjykatës, dyshja kishin mbajtur  kontakte dhe pak momente para se të përplaste kamionin në shtëpinë e saj, i kishte telefonuar disa herë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, situata esklaoi kur ajo refuzoi të takohet me të dhe ai ia bëri të qartë në bisedën telefonike se do ta parkoj kamionin në dhomën e saj të ndejës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Wellington e godet me rimorkio shtëpinë e partneres. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin

Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin

Evropa
Kalo në kategori