LAJMI I FUNDIT:

Diskutimi mbi propozimin e modifikuar francez takon sot Kovaçevskin dhe Mickoskin

Diskutimi mbi propozimin e modifikuar francez takon sot Kovaçevskin dhe Mickoskin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot do të realizojë takim me liderin e OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickoski.

Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 15:00 në Klubin e Deputetëve.


“Në kuadër të konsultimit të gjerë i cili filloi të realizohet menjëherë pas marrjes së propozimit evropian, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë takim me liderin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski. Ky takim është rezultat i një sërë takimeve të planifikuara konsultative me liderët e opozitës, si pjesë e konsultimit të gjerë për propozimin e presidencës franceze”, njoftoi Qeveria.

Në njoftim theksohet se pas marrjes së propozimit të presidencës franceze, kryeministri Kovaçevski ka zhvilluar takime konsultative me liderët e koalicionit qeveritar, korin diplomatik, sektorin civil dhe përfaqësues të ekspertëve dhe mediave.

“Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi se çdo vendim mbi propozimin do të merret me dialog dhe konsultime në interes të së ardhmes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori