LAJMI I FUNDIT:

Plagosja me armë zjarri në Mirditë, arrestohet 21 vjeçari ndërsa procedohet në gjendje të lirë vëllai binjak

Plagosja me armë zjarri në Mirditë, arrestohet 21 vjeçari ndërsa procedohet në gjendje të lirë vëllai binjak

Pas plagosjes së Martin Prengës në Fan të Mirditës u arrestua si i dyshuar 21-vjeçari i identifikuar si Florin Gjoka dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai binjak Altin Gjoka, që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mundur të sekuestrojë armën me të cilën kanë plagosur në këmbë 51-vjeçarin.

Pas ngjarjes, Altin Gjoka e ka ndihmuar vëllain binjak që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet.


Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, shkruan tch.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për Florin Gjokën për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa për të vëllain rëndon akuza “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori