LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi zgjedh Nexhat Kryeziun anëtar jo ekzekutiv në Bordin e BQK-së

Kuvendi zgjedh Nexhat Kryeziun anëtar jo ekzekutiv në Bordin e BQK-së
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës ka përzgjedhur Nexhat Kryeziun si anëtar jo ekzekutiv në Bordin e BQK-së.

Kryeziu mori 72 vota nga deputetët e legjislativit, përmes votës së fshehur. Ndërsa, kundër kandidatët, Lulzim Ismajli mori vetëm 5 vota, Nora Raci 1 votë, ndërsa Esida Bujupi asnjë votë.


Krahas kësaj, Kuvendi formoi edhe Komisionin Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë.