Taylor Swift dhe i dashuri britanik Joe Alwyn janë fejuar fshehurazi.
Çifti i njohur nuk ka në plan të shpallë zyrtarisht lajmin e tyre të lumtur, por këtë ia kanë besuar rrethit të tyre të ngushtë.
Një mik i aktorit 31 vjeç thotë se ai i bleu këngëtares 32 vjeçe, një unazë të cilën ajo e mban “pas dyerve të mbyllura”.
Çifti i famshëm i matur, të cilët janë fotografuar në tapetin e kuq vetëm disa herë, nuk ia kanë thënë disa anëtarëve të ekipit të tyre, shkruan The Sun.
“Taylor dhe Joe janë tepër të lumtur dhe shumë të dashuruar. Ata në fakt janë fejuar prej disa muajsh, por i kanë thënë vetëm rrethit të tyre të brendshëm – kryesisht familjes së afërt dhe miqve të besuar, shumë të vjetër. Të gjithë janë betuar gjithashtu për fshehtësi”, tha ky burim.
“Taylor ka një unazë të bukur, por e mban vetëm kur është në shtëpi, pra pas dyerve të mbyllura. Përsëri, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve dinë detaje rreth dasmës dhe Taylor nuk i ka treguar as disa nga ekipi i saj për fejesën”.
“Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Kjo është vetëm për ta. Dhe nëse dhe kur ata shkëmbejnë betimet, me siguri nuk do të ketë asnjë revistë si Vogue, Rolling Stone ose Hello!atje. Do të jetë e thjeshtë dhe elegante – si ata”, tha tutje ky burim.
Ende nuk ka detaje konkrete nga dasma dhe nuk dihet nëse çifti do ta konfirmojë zyrtarisht lajmin.
Fejesa e tyre vjen pesë vjet pasi ata filluan për herë të parë lidhjen dhe shënon një kthesë të madhe në jetën e dashurisë së krijuesit të hiteve amerikane Taylor.
Ndërsa marrëdhëniet e saj të mëparshme me britanikët e tjerë, përfshirë Tom Hiddleston, Harry Styles dhe Calvin Harria u shfaqën kryesisht në sytë e publikut, ajo dhe Joe e kanë mbajtur kryesisht romancën e tyre të fshehtë.
Janë zhdukur fotografitë e çuditshme dhe lezetshme të tyre në Instagram. Në vend të kësaj, Taylor tani përdor rrjetet e saj sociale për të promovuar punën, kauzat bamirëse – dhe për të ndarë fotot e maceve të saj.
Megjithatë, gjatë 18 muajve të fundit, këngëtarja e “Love Story” ka qenë më e hapur për të dashurin e saj.
Ajo konfirmoi se Joe kishte bashkë-shkruar dy këngë në albumin e saj “Folklor” nën pseudonimin William Bowery dhe ndihmoi në shkrimin e tre këngëve në vazhdimin e tij, “Evermore”.
Çifti, të cilët marrin me qira një shtëpi së bashku në Londrën Veriore, kanë pushuar në Cornwall, duke shijuar udhëtimet në plazh në Newquay.
Taylor nuk ka bërë turne që nga viti 2019, por u shfaq në një koncert të vetëm në Paris në shtator 2020.
Në janar të atij viti ajo zbuloi se nëna e saj Andrea kishte kancer në tru.
Ajo e ndan kohën e saj midis Londrës dhe shtëpisë së familjes në Nashville për t’u kujdesur për të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze