Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se vendimi i qeverisë për targat e komunave paralele vjen si pasojë e marrëveshjeve që janë nënshkruar më herët mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas saj, ata janë vetëm duke zbatuar ato që është dashtë më herët.
Ajo ka theksuar se për një vendim të tillë nuk është nevoja të pyetet askush tjetër pos ekzekutivit kosovar.
“Edhe i dërguari i BE-së, Mirsolav Lajçak, është në mesin e politikanëve ndërkombëtarë që ka qenë i njoftuar që një gjë e tillë do të ndodhë, qysh prej pak më shumë se një viti, në rast se nuk do të ketë lëvizje prej shtetit serb dhe kjo gjë ka ndodhur. Ky nuk ka qenë një vendim ad-hoc që është marrë aty për aty dhe se askush nuk ka qenë në dijeni”, ka thënë Kryeziu-Hyseni, për Klan Kosova.
Ajo vendimin për targat e ka quajtur si të duhur.
Ndryshe, Lajçak sot ka deklaruar se vendimi i mbrëmshëm i Prishtinës ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij.
Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Prishtina planifikon “stuhi” e re në veri të Kosovës.
Ai tha se tani ekziston një situatë e re, që ia ndryshoi planet dhe temat.
“Kam ardhur në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe të flasim për progresin dhe normalizimin e marrëdhënieve, kurse tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë të vijë deri te ndonjë krizë”, shtoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij