LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se një viti e gjysmë, sot përfundon gjendja e krizës për shkak të COVID-19 në Maqedoni

Pas më shumë se një viti e gjysmë, sot përfundon gjendja e krizës për shkak të COVID-19 në Maqedoni

Pas më shumë se një viti e gjysmë, sot përfundon gjendja e krizës në Maqedoni, e shkaktuar nga pandemia me Covid-19, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot është dita e fundit e kësaj situate të cilën Qeveria e shpalli më 20 nëntor 2020. Fillimisht ishte afatshkurtër dhe më pas Kuvendi e zgjati tri herë në gjashtë muaj.

“Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se afati i fundit për ekzistimin e gjendjes së krizes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë një pandemie të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nga sëmundja infektive COVID-19 e shkaktuar nga SARS-CoV-2 dhe për të parandaluar përhapjen e saj me një intensitet të shtuar, që rrezikon sigurinë e popullatës, përfundon sot (30 qershor 2022) në mesnatë”, thuhet në njoftimin e QMK-së.


Në nëntor 2020, kjo situatë krize u shpall për herë të parë në nivel të gjithë vendit, me kërkesë të Këshillit të Sigurimit. Më herët, presidenti Stevo Pendarovski, nga marsi deri në qershor 2020, pesë herë shpalli gjendje të jashtëzakonshme afatshkurtër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori