LAJMI I FUNDIT:

LVV propozon projektligj për përcaktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, opozita kërkon heqjen e TVSH-së

LVV propozon projektligj për përcaktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, opozita kërkon heqjen e TVSH-së

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është e rëndësishme që Kuvendi të trajtoj me seriozitetin rritjen e çmimeve që prekin secilin qytetarë, shkaqet dhe pasojat dhe të propozojmë masa të cilat të zbatuara nga Qeveria e lehtësojnë jetën e qytetarëve

“Angazhimi i Kuvendit në një situatë hipotetike ku kemi pozitë e opozitë të përbashkuar për të dalë matanë fitues nga pasojat e lartpërmendura nuk është aktualitet në Kosovë, aktualisht opozita në Kuvend bojkoton angazhimin konstruktiv në procesin e votime në seanca plenre, dhe ka ide që nuk kontribuojnë në stabilitetin financiar të vendit dhe nuk lehtësojnë jetën e qytetarëve”, ka thënë Kusari-Lila.


Kusari-Lila tutje ka shtuar se kriza në sektorin energjetik u përkeqësua për shkak të involvimit të sistemin të drejtësisë në punën e rregullatorit.

“Diskutimi i sotëm ka dy propozime nga LDK, e para reduktimi i akcizës dhe TVSH për derivate për tre muaj me mundësi zgjatje për tre muaj tjerë, e dyta zgjerimi i listës së produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së me mundësi për tre muaj varësisht prej zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare”, tha Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se nëse reduktohet TVSH-ja, sipas kërkesës së opozitës, të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës do të ndikohen dhe do të ketë ulje dhe më pak të hyra për fondet për shpërndarje.

Ditë më parë, Qeveria miratoi një udhëzim administrativ për t’i rregulluar çmimet e derivateve duke përcaktuar marzhën e fitimit për bizneset. Kusari-Lila tani ka thënë se “në këtë kohë krize, grupi i VV-së propozon të iniciojë projektligjin për përcaktimin e fitimit për produktet bazë”.

Ajo ka kritikuar opozitën për rrëzim të marrëveshjes ndërkombëtare për projektin e reformës në skemën sociale. Sipas saj, do të ketë efekt negativ te kjo kategori. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori