LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ruse nuk ka të ndalur sulmet mbi civilët në Ukrainë, publikohen pamjet kur raketa godet ndërtesën kolektive

Ushtria ruse nuk ka të ndalur sulmet mbi civilët në Ukrainë, publikohen pamjet kur raketa godet ndërtesën kolektive

Presidenti rus Vladimir Putin me këmbëngulje po mohon se forcat e tij nuk kanë për objektiv infrastrukturën civile, pavarësisht që një video e publikuar së fundmi shfaq raketën ruse duket goditur bllokun e ndërtesave kolektive, ku si pasojë humbën jetën të paktën tre civilë.

Pamjet e goditjes së ndërtesës kolektive me raketë gjigante në Mykolaiv në jug të Ukrainës, është dëshmi se Putini po bombardon vendbanimet me civilë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit po tentojnë të nxjerrin banorët, që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesës pesë katëshe.


Presidenti ukrainas publikon pamjet kur raketa ruse godet qendrën tregtare në Kremenchuk
Lexo po ashtu Presidenti ukrainas publikon pamjet kur raketa ruse godet qendrën tregtare në Kremenchuk

Ishin pikërisht tetë raketa që goditën portin në jug të vendit, ku vetëm një ditë më parë rusët kryen një sulm tjetër ajror mbi një qendër tregtare në Kremenchuk, ku si pasojë humbën jetën 18 persona.

Në anën tjetër, Putini po tenton të gënjejë një botë – duke pretenduar se forcat ruse nuk qëndrojnë prapa sulmit mbi qendrën tregtare – madje imagjinata e tij shkon përtej, duke thënë se ukrainasit e kanë vënë bombën.

Publikohen pamjet e sulmit rus me raketa H-22 mbi qendrën tregtare në Ukrainë, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e sulmit rus me raketa H-22 mbi qendrën tregtare në Ukrainë, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë

Kryetari i qytetit Oleksandr Senkevych tha se ndërtesa kolektive në Mykolaiv, është goditur me raketën ruse X-55 që e dëmtoi objektin.

Videoja e realizuar nga një ndërtesë tjetër përballë, shfaq shpërthimin e fuqishëm ku si pasojë shpërthen edhe një zjarr i madh dhe më pas pamjet ndalen pasi kamera rrëzohet dhe nuk filmon më. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Azia
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Botë
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione

Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione

Evropa
Kalo në kategori