Vetëm një ditë para përfundimit të presidencës franceze me BE-në, Qeveria në Shkup pretendon se ende nuk kanë marrë propozim zyrtar nga Brukseli për tejkalimin e kontestit me Sofjen, dhe heqjen e bllokadës për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, deri më tani në publik janë diskutuar vetëm draft idetë e Unionit, duke shtuar se bisedimet po vazhdojnë.
“Nuk janë të pranueshme idetë që nuk bëjnë mbrojtje të qartë të gjuhës maqedonase, të identitetit maqedonas dhe të cilat në negociatat shumëpalëshe me Bashkimin Evropian, do të jenë ekskluzivisht për çështje që kanë të bëjnë me sistemin e meritave, përkatësisht të mos përfshijnë çështjet bilaterale në një kornizë shumëpalëshe”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.
Sipas opozitës, Kovaçevski konfirmoi se një ekip ekspertësh ende po zhvillon bisedime sekrete me Sofjen.
“Cilat janë qëndrimet e ekipit të dërguar nga Qeveria e Dimitar Kovaçevskit? Çka janë marrë vesh deri më tani, që disa njerëz të afërt me Qeverinë dhe LSDM-në, të thonë publikisht se ka hapësirë për të negociuar protokollin, edhe pse ne e dimë – çfarë do të thotë ai?”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.
Ndryshe, sipas agjencisë AIM, diplomatët francezë në Bruksel nuk janë njohur me një iniciativë të re për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe tani procesi është tërësisht në duart e Shkupit dhe Sofjes. Sipas qëndrimeve zyrtare, deri më tani nuk ka progres në bisedimet mes dy palëve dhe gjasat për fillimin e negociatave këto ditë janë më të vogla. Presidencën me Këshillin e BE-së do ta marrë të premten Çekia, e cila nuk e ka në prioritet procesin e zgjerimit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet