LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e Liverpoolit kritikohen për situatën e pakëndshme rreth kontratës së Salah

Pronarët e Liverpoolit kritikohen për situatën e pakëndshme rreth kontratës së Salah

Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group janë ‘sulmuar’ për trajtimin e situatës së kontratës së yllit kryesor të skuadrës, Mohamed Salah.

Ylli i Reds po shkon në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe nuk ka asnjë shenjë të arritjes së një marrëveshjeje midis klubit dhe lojtarit për një zgjatje, dhe siç qëndrojnë gjërat, Salah do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit 2022/23.

Liverpooli tashmë është ndarë me yllin e Senegalit, Sadio Mane këtë verë, pasi e shiti anësorin te kampioni gjerman, Bayern Munich për rreth 35 milionë euro. Dhe me situatën e kontratës së Salah për t’u zgjidhur ende, e ardhmja është e pasigurt.


Ashtu siç bënë me Manen, do të bëjnë me Salahun - legjenda shqetëson tifozët e Liverpoolit me komentet e tij
Lexo po ashtu Ashtu siç bënë me Manen, do të bëjnë me Salahun - legjenda shqetëson tifozët e Liverpoolit me komentet e tij

Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur dhe Wolves, Jamie O’Hara ka thënë fjalën e tij për situatën e Salah duke kritikuar ashpër pronarët e klubit nga Anfield.

“Ai po shkon në vitin e fundit të kontratës së tij, ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re, ju e keni parë Mane të largohet. Tani ata i rikuperuan paratë e tyre me Manen – një biznes i mirë. Ai kishte qenë në një klub të madh, donte të largohej për çfarëdo arsye, të cilat do të dalin, por jam i sigurt se ishte për shkak të parave”, ka thënë fillimisht O’Hara për talkSPORT.

“Tani Salah mund të jetë i lirë – kjo është e papranueshme. Liverpooli ka vendosur standardin se si të bëhet biznes si klub futbolli dhe ata e kanë bërë atë shkëlqyeshëm. Por ata duhet ta zgjidhin këtë, sepse Mo Salah nuk mund ta lërë atë klub futbolli pa para”, përfundoi anglezi.

Bisedimet për kontratën mes zyrtarëve të Liverpoolit dhe përfaqësuesve të Salah janë zvarritur për një kohë të gjatë, por ato duket se kanë ngecur në një udhëkryq.

Liverpooli përgatitet për të humbur sulmuesin Salah si lojtar të lirë
Lexo po ashtu Liverpooli përgatitet për të humbur sulmuesin Salah si lojtar të lirë

Salah ka thënë më parë se ai nuk është në kërkim të ‘parave të çmendura’, por klubi vazhdon të hezitojë të thyejë strukturën e tyre strikte të pagave.

Egjiptiani konfirmoi se do të luajë për Liverpoolin në sezonin 22/23 para finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-5 Barcelona: Raphinha yll i finales

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-5 Barcelona: Raphinha yll i finales

La Liga
Barcelona e shkatërron Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

Barcelona e shkatërron Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

La Liga
Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Ndërkombëtare
Blerja e parë e Ruben Amorim arrin në Mançester për testet mjekësore

Blerja e parë e Ruben Amorim arrin në Mançester për testet mjekësore

Premier League

"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga
Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët

Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët

Premier League
Kalo në kategori