LAJMI I FUNDIT:

Skocia propozon datën 19 tetor 2023 si kohën ideale për referendum

Skocia propozon datën 19 tetor 2023 si kohën ideale për referendum

Kryeministrja e Skocisë ka propozuar 19 tetor 2023 si datë për një referendum tjetër për pavarësinë.

Nicola Sturgeon tha se pyetja do të ishte e njëjtë si në referendumin e fundit në vitin 2014, “A duhet të jetë Skocia një vend i pavarur?”.

Ajo tha se do t’i shkruante kryeministrit britanik, Boris Johnson për të kërkuar pëlqimin zyrtar rreth mbajtjes së votimit.


E para e qeverisë skoceze tha se do të vazhdon me planin e saj nëse kjo nuk arrihej, raporton bbc.

Por ajo theksoi se çdo referendum do të duhet të jetë i ligjshëm dhe kushtetues – me Gjykatën e Lartë që do t’i kërkohet të vendosë mbi çështjet e mundshme ligjore rreth mbajtjes së një votimi pa miratimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sturgeon tha se zyrtari më i lartë i ligjit të Skocisë, Lord Advocate, ka rënë dakord ta referojë çështjen në gjykatën më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, me dokumentet gjyqësore që do t’u dorëzohen oficerëve të ligjit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të martën pasdite.

Ministrja e parë tha se shpresonte se gjykata do të ishte në gjendje të “siguronte qartësi dhe siguri ligjore në kohën e duhur” në vend që të kishte një proces të zgjatur.

Nëse gjykata vendos që Holyrood nuk ka fuqinë për të mbajtur një referendum, ajo tha se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të bëhen një “referendum de fakto” me SNP-në që qëndron si parti e vetme që mbështet pavarësinë.

Megjithatë, nëse gjykata vendos në favor të qeverisë skoceze, Sturgeon tha se do të kalonte shpejt miratimin e projektligjit të referendumit, i cili u publikua ndërsa Sturgeon po fliste.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar më parë se “tani nuk është koha” për një referendum tjetër, me kryeministrin që tha më herët të martën se Mbretëria e Bashkuar ishte më e fortë së bashku. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut

Shpërthime dhe të shtëna - pamje të risjella të ‘atentateve ndaj krerëve të lartë rusë’ që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Shpërthime dhe të shtëna - pamje të risjella të ‘atentateve ndaj krerëve të lartë rusë’ që nga fillimi i luftës në Ukrainë

"Astrologu i TikTok-ut" arrestohet për parashikimin e një tërmeti të ri në Mianmar

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Raportohet për të vdekur, momenti kur aeroplani ‘bie me hundë në det’ vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë

Raportohet për të vdekur, momenti kur aeroplani ‘bie me hundë në det’ vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë

Kisha përpara vendimit më të rëndësishëm në histori - betejë për identitet dhe të ardhme

Kisha përpara vendimit më të rëndësishëm në histori - betejë për identitet dhe të ardhme

Kalo në kategori