LAJMI I FUNDIT:

Udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave? Ish-ambasadori holandez: Kërkesat e tilla nuk janë bërë për vendet tjera

Udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave? Ish-ambasadori holandez: Kërkesat e tilla nuk janë bërë për vendet tjera

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar pas paralajmërimeve se mund të ketë një udhërrëfyes shtesë për Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Verhelyi një ditë më parë paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin Evropian.

E lidhur me këtë ka reaguar sot ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.


Ai thotë se edhe pse Kosova i ka plotësuar kushtet sipas Komisionit Evropian, Verheyi vjen me kërkesa që nuk kanë qenë për vendet tjera.

Ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch

“Edhe pse Kosova i plotëson të gjitha kushtet sipas Komisionit të BE-së, ky njeri vjen me më shumë kërkesa që nuk i kemi bërë kurrë për të gjitha vendet që kanë marrë liberalizimin e vizave gjatë viteve të fundit. Unë me të vërtetë nuk e di se si të arrihet drejtësia për Kosovën”, shkruan ai.

Ndryshe, komisioneri Varhelyi tha se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje.

Varhelyi paralajmëron udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave
Lexo po ashtu Varhelyi paralajmëron udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave

Ai tha se janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, anti-trafikimi dhe kërkesat për azil, ku “shtetet anëtare duan rezultate të qarta”. “Në këto kohëra të vështira dhe në kontekstin e ndryshimeve gjeo-politike, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor”, tha Varhelyi.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Verhelyi

“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës që, së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, shtoi ai.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e gëzon lirinë e lëvizjes, ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Kalo në kategori