LAJMI I FUNDIT:

Osmani dënon ashpër sulmin rus ndaj civilëve ukrainas

Osmani dënon ashpër sulmin rus ndaj civilëve ukrainas

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dënuar sulmin e fundit rus në Kremenchuk të Ukrainës.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se sulmi i fundit i presidentit rus Vladimir Putin mbi një mijë civilë të pafajshëm në Kremenchuk është i egër dhe thellësisht çnjerëzor.


“Ky është një akt terrori dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve. Zemrat tona janë për popullin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ta”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Rusia ka goditur sot një qendër tregtare në Kremenchuk të Ukrainës.

Është konfirmuar se të paktën dy persona u vranë dhe 20 u plagosën në sulm, sipas autoriteteve ukrainase.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në Telegram se kishte më shumë se 1000 njerëz në qendrën tregtare në kohën e sulmit.