LAJMI I FUNDIT:

Favre rikthehet në krye të Nices, me vete në staf merr edhe trajnerin shqiptar

Favre rikthehet në krye të Nices, me vete në staf merr edhe trajnerin shqiptar

Lucien Favre është rikthyer sërish te Nice, pas aventurës së suksesshme në vitet 2016-2018.

Trajneri zviceran la klubin francez për Borussia Dortmundin, por që nga viti 2020 nuk ishte angazhuar tek asnjë skuadër.


Favre është rikthyer zyrtarisht te Nice dhe ka kompletuar tanimë edhe stafin e skuadrës, derisa synon që me klubin kuqezi të fitoj trofe.

64-vjeçari në stafin e tij ka marrë Christophe Moulin si dhe trajnerin shqiptar Arjan Peço.

Christophe Moulin, Lucien Favre dhe Arjan Peço

Ish-mesfushori shqiptar Arjan Peço veshi 13 herë fanellën e kombëtares kuqezi gjatë karrierës si futbollist, teksa në kampionatin shqiptar ka luajtur me Dinamon e Partizanin.

Peço prej vitesh ka punuar te gjiganti zviceran Basel, ku ka udhëhequr të gjitha grupmoshat tek ky ekip U17, U18, U19 dhe U21.

Bashkimi me Favren te Nice është një hap i rëndësishëm për trajnerin shqiptar i cili pas sukseseve me të rinjtë e Baselit synon që të ketë të njëjtin sukses edhe në Francë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori