LAJMI I FUNDIT:

Amin Hot i lumtur që u bë pjesë e Kosovës

Amin Hot i lumtur që u bë pjesë e Kosovës

Pas formës jashtëzakonisht të mirë në Art Motion Superligën e Kosovës, basketbollisti Amin Hot është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi Christos Marmarinos për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Hot në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së është shprehur se është shumë i lumtur që është pjesë e Kosovës: “Jam shumë mirënjohës që jam pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Jemi duke vazhduar me stërvitje dhe do të mundohem që ta ndihmoj maksimalisht Përfaqësuesen”.

Basketbollisti i Trepçës gjithashtu ka folur për të ardhmen e Përfaqësueses. “Gjëja më e rëndësishme është të mbajmë një frymë të mirë ekipore dhe shpresoj se kjo Përfaqësuese të kthehet me rezultate të mira nga Danimarka”.


Kosova do të përballet me Danimarkën më 30 qershor, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.

Dardanët kanë një fitore dhe dy humbje. Basketbollistët e Kosovës duhet të fitojnë këtë përballje dhe më pas të presin sfidën Danimarkë-Norvegji, për të mësuar nëse do të kualifikohen tutje. Norvegjia ka dy fitore e një humbje, kurse Danimarka një fitore dhe një humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies - formacioni i frikshëm i Real Madridit me tre yje të rinj në 11-she

Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies - formacioni i frikshëm i Real Madridit me tre yje të rinj në 11-she

La Liga
Dy formacionet e mundshme të Barcelonës me Nico Williams dhe Dani Olmo në 11-she

Dy formacionet e mundshme të Barcelonës me Nico Williams dhe Dani Olmo në 11-she

La Liga
Arsenali arrin marrëveshje me Bolognan për transferimin e Calafiorit, zbulohen të gjitha detajet

Arsenali arrin marrëveshje me Bolognan për transferimin e Calafiorit, zbulohen të gjitha detajet

Premier League
Erik ten Hag thyen heshtjen dhe flet për transferimin e De Ligt te Man Utd

Erik ten Hag thyen heshtjen dhe flet për transferimin e De Ligt te Man Utd

Premier League
Lukaku ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Lukaku ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Premier League
Hansi Flick flet për herë të parë si trajneri i Barcelonës, prek një sërë temash

Hansi Flick flet për herë të parë si trajneri i Barcelonës, prek një sërë temash

La Liga
Kalo në kategori