LAJMI I FUNDIT:

Universiteti ‘Haxhi Zeka’ hap për herë të parë programin e Universitetit Ndërkombëtarë Veror

Universiteti ‘Haxhi Zeka’ hap për herë të parë programin e Universitetit Ndërkombëtarë Veror

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë njofton se mban për herë të parë mësimet në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar Veror.

Sipas rektorit Armand Krasniqi, në këtë ngjarje akademike do të marrin pjesë nga rajoni dhe Evropa.


“Jam i lumtur që në këtë ngjarje të rëndësishme akademike, e organizuar për herë të parë në historinë e funksionalizmit dhe funksionimit të institucionit tonë, kemi pjesëmarrje nga vende të ndryshme siç janë Polonia, Kroacia, Finlanda, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe sigurisht edhe nga Kosova”, thuhet në fjalimin e Krasniqit.

Ai shton se studentët me pjesëmarrjen e tyre do të shkëmbejnë dije dhe njohuri në fusha të caktuara.

“Ne shpresojmë shumë se duke e organizuar këtë Universitet Veror me programe të cilat janë përgatitur, u japim mundësi studentëve pjesëmarrës por edhe miqve tanë nga vende të ndryshme, që të marrin e të shkëmbejnë dije dhe njohuri në fusha të caktuara, madje duke e plotësuar kuadrin e tyre të njohurive. Për ne, ofrimi i dijes dhe thelbi i ekzistimit janë të lidhura ngushtë me trupin studentor. Ju a themi sinqerisht se Juve, duke qenë me neve këtu, po na ndihmoni të ndërtojmë dhe zhvillojmë universitetin tonë – duke e bërë atë që është vërtet ndërkombëtar, në lidhje me gjuhën, kulturën, mësimdhënien, shkencën, artin por edhe pikëpamjet e përbashkëta europerëndimore”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/