LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Singaporit: Bashkëpunimi ynë bilateral, ka potencial për t’u thelluar më tej

Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Singaporit: Bashkëpunimi ynë bilateral, ka potencial për t’u thelluar më tej

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në Singapor është pritur sot nga Kryetari i Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin, së bashku me një grup deputetësh.

Sipas njoftimit për media thuhet se Osmani ka folur mbi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Singaporit, duke vlerësuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar për t’i përafruar më shumë vendet tona, si dhe qëndrimet karshi zhvillimeve globale.

“Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare” ka theksuar Osmani.


Presidentja Osmani ka përmendur suksesin ekonomik dhe zhvillimor të Singaporit, si frymëzues për Kosovën.

Në këtë drejtim, Osmani ka folur edhe për potencialin e intensifikimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona në mbrojtje, energji, arsim e fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Osmani dhe Chuan-Jin kanë biseduar edhe për zhvillimet globale dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara në këto kohë të sfidave madhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori