LAJMI I FUNDIT:

Admirimi për presidentin rus, DW me reportazh nga fshati i vogël që tregon se ‘Putini ka shumë fansa në Serbi’

Admirimi për presidentin rus, DW me reportazh nga fshati i vogël që tregon se ‘Putini ka shumë fansa në Serbi’

Një fshat i vogël malor ka marrë një emër si shenjë admirimi për presidentin rus, Vladimir Putin.

Dhe në kohën kur mori këtë emër, për ndërtimin e rrugës që të çonte drejt tij pati ndihmuar edhe ambasadori i atëhershëm rus.


Bëhet fjalë për fshatin tanimë të quajtur “Putinovo”, i cili ndodhet në një lartësi prej 1000 metrash dhe ku jetojnë rreth 20 pensionistë, përcjell Telegrafi.

Veç tyre, aty ka një lokal ku ata pinë raki dhe ka emrin Krimea.

Duke shkruar për këtë fshat, Deutsche Welle, thotë se Serbia do të jetë pjesë e BE, por ka tradicionalisht lidhje të forta me Rusinë.

Dhe sipas këtij mediumi, vendimi për Putinin apo për Evropën është edhe një çështje brezash në këtë vend.

Ndryshe, për shekuj, ai ishte i njohur si Adzince.

Por vendasit votuan njëzëri për ta riemërtuar atë “Putinovo”, që do të thotë “fshati i Putinit” në serbisht.

Siç ishte thënë më herët, asnjë hartë apo sistem navigimi nuk do të çojë atje.

Vetëm një dërrasë e vogël prej druri me “Putinovo” të gdhendur në të shënon rrugën deri në rrugën e ngushtë e të paasfaltuar nëpër kodra për në fshat.

Banorët thonë se largohen vetëm çdo të dytën ose të tretën ditë për të blerë bukë në një dyqan ushqimor në qytetin tjetër. Dhe birrë.

Gjithçka tjetër, thonë ata, është në dispozicion në Putinovo.

Atje, shpeshherë burrat mblidhen në një nga shtëpitë prej druri, pinë rakinë e zier – ndërsa flasin për politikën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori