LAJMI I FUNDIT:

Askush nuk dëshiron të luajë në Ligën e Kombeve: UEFA del me bonus të majm për lojtarët dhe klubet e tyre

Askush nuk dëshiron të luajë në Ligën e Kombeve: UEFA del me bonus të majm për lojtarët dhe klubet e tyre

UEFA sapo ka komunikuar bonuset që do të marrin klubet për lojtarët tyre që bëjnë pjesë në ekipet kombëtare për në Ligën e Kombeve, raporton Mundo Deportivo.

Parashikohet një total prej 240 milionë eurosh do të shpërndahen nga organi më i lartë evropian i futbollit.


Nga këto, një shumë prej 100 milionë do të jetë për pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve të edicionit 2020-2021, si ajo që është aktualisht në zhvillim dhe që përfundon në vitin 2023.

Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s, pozita më e mirë në histori për Dardanët
Lexo po ashtu Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s, pozita më e mirë në histori për Dardanët

Pjesa e mbetur, rreth 140 milionë, ka të bëjë me finalet e Kampionatit Evropian në verën e 2024. Gjithsej 249 ndeshje, duke përfshirë edhe raundin kualifikues paraprak.

Të ardhurat e tilla do të llogariten në bazë të një numri lojtarësh dhe ndeshjesh. Kriteret e vendosura nga UEFA janë si më poshtë:

– Merren parasysh vetëm lojtarët që ishin në raportin e ndeshjes së gjyqtarëve (maksimumi 23 lojtarë për ekip).

– Pagesat bëhen vetëm për klubet që i përkasin një shoqate anëtare të UEFA-s.

– Nuk mund të ndahen përfitime për lojtarët pa klub.

Sa i përket mekanizmit të shpërndarjes, ai pothuajse nuk ndryshon në krahasim me edicionin e mëparshëm. 100 milionët do të jenë për 340 ndeshje të dy edicioneve që UEFA ka organizuar deri tani në Ligën e Kombeve, si në fazën kualifikuese deri në finale.

Pas përllogaritjeve, sipas disa kritereve të përcaktuara nga ‘qeveria’ e futbollit evropian, bonusi për ndeshjet e Ligës së Kombeve do të jetë 3659 euro në ditë për çdo lojtar. Miqësoret që skuadrat mund të luajnë në periudhën 2020-2024, paralelisht me Ligën e Kombeve, nuk përfshihen në këtë shpërblim të UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori