LAJMI I FUNDIT:

Pa parkingje dhe në dhoma të veçanta të zhveshjes: Masat drastike që mund të marrë PSG me lojtarët që refuzojnë të largohen nga klubi

Pa parkingje dhe në dhoma të veçanta të zhveshjes: Masat drastike që mund të marrë PSG me lojtarët që refuzojnë të largohen nga klubi

Ndërkohë që lojtarët e PSG-së vazhdojnë të shijojnë pushimet e tyre, bordi filloi të punojë plotësisht për sezonin e ardhshëm me merkaton e transferimeve gati për të hyrë në veprim.

Me synimin e pakapshëm për ngritjen e trofeut të Ligës së Kampionëve, skuadra parisiene ka filluar të bëjë ndryshime të mëdha, një ndër to ishte ardhja drejtorit sportiv Luis Campos, duke zëvendësuar Leonardon.


Portugezi tashmë po punon për skuadrën 2022-23 dhe sfida e tij më e madhe nuk është më të bindë një përforcim të ri të mundshëm, por të lehtësojë skuadrën aktuale që ka 31 lojtarë. Për këtë, nga kryeqyteti francez pohuan se do të vënë në praktikë një politikë të ashpër që tashmë e kanë zbatuar në klube të tjera me lojtarët që refuzojnë të largohen nga institucioni.

PSG përgatitet të dyfishojë pagën e Skriniar për ta transferuar nga Interi
Lexo po ashtu PSG përgatitet të dyfishojë pagën e Skriniar për ta transferuar nga Interi

Sipas gazetës Le Parisien, Campos do të kërkojë të izolojë futbollistët që refuzojnë të transferohen në këtë merkato që nis më 1 korrik.

“Në PSG ata do të bëjnë të njëjtën gjë që bënë me ne” , konsideroi Julian Palmeri, një ish-mbrojtës i Lille, i cili ishte nën urdhrat e trajnerit portugez në 2017 dhe që u përshkrua si “i padëshirueshëm” për refuzimin e largimit nga klubi.

“Do t’i nxjerrin nga grupi, do të ndërrohen në një dhomë tjetër të zhveshjes, do t’u heqin vendet e parkimit. Të gjitha këto, për t’i ftuar ata të largohen nga klubi sa më përzemërsisht të jetë e mundur. Dhe nëse nuk ka ofertë, ata do të përpiqen të gjejnë një marrëveshje për ta ndërprerë”, ka detajuar ai.

Agjentët e Neymarit fillojnë bisedimet me Juventusin
Lexo po ashtu Agjentët e Neymarit fillojnë bisedimet me Juventusin

Në muajin e fundit, PSG ishte në gjendje të zgjidhte vetëm disa çështje kontraktuale, ku kryesorja ishte rinovimi i Kylian Mbappes. Megjithatë, sa i përket largimeve, ishte vetëm ai i Angel Di Marias, i cili është afër kalimit te Juventusi.

“Në këtë moment, pozicioni i PSG-së është i qartë: lojtarët që nuk janë pjesë e projektit do të duhet të largohen. Disa kanë përfituar nga situata, ka mbaruar!”, ka thënë presidenti Nasser Al Khelaifi në një intervistë për gazetën në fjalë.

Leonardo: Nuk më thanë se rinovimi i Mbappes në PSG varej nga largimi im
Lexo po ashtu Leonardo: Nuk më thanë se rinovimi i Mbappes në PSG varej nga largimi im

“Ne duam lojtarë që e pëlqejnë klubin, që duan të luftojnë, që duan të fitojnë. Dhe ne duam që ky mentalitet të përhapet në të gjithë klubin. Kushdo që dëshiron të qëndrojë në zonën e tij të rehatisë, kush nuk dëshiron të luftojë, do të qëndrojë mënjanë”, tha ai.

Ajo listë e “të padëshiruarve” do të përbëhej nga disa lojtarë të njohur dhe të rinj të tjerë që nuk do të hynin në projekt. Midis tyre janë Leandro Paredes, Mauro Icardi, Keylor Navas, Colin Dagba, Thilo Kehrer, Georginio Wijnaldum dhe Julian Draxler. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori