Jo, nuk janë thjesht të këqija: Macet gërvishtin mobiliet për një arsye tjetër, krejtësisht fantastike
Shkencëtarët kanë zbuluar diçka jashtëzakonisht interesante
Mbase gjëja më e keqe për të pasur një mace është zakoni i saj i pakapërcyeshëm i grisjes dhe gërvishtjes së mobilieve, për të cilin shumica e pronarëve duhet të përgatiten që në fillimet e të jetuarit me një mace.
Hulumtimi i ekspertëve nga Universiteti Federal i Rio Grande do Sul ka treguar se macet kanë shumë më tepër gjasa të shkatërrojnë mobiliet më shpesh nëse kanë një marrëdhënie të ngushtë me pronarët e tyre, transmeton Telegrafi.
Qëllimi i hulumtimit të përmendur ishte të përcaktonte nëse afërsia midis maces dhe pronarit të saj mund të ndikojë në sjelljen e saj.
– Ajo që është e papritur, sipas studimit tonë, është se sjellja e maceve kur gërvishtin dhe shkatërrojnë mobiliet mund t’i atribuohet një niveli të lartë të afërsisë emocionale me pronarët e tyre – shkruajnë studiuesit.
Diçka tjetër doli të ishte interesante. Sipas rezultateve, burrat kishin një marrëdhënie më të afërt dhe më të ngushtë me macet sesa gratë, të cilat numerikisht ishin mbizotëruese në anketën e kryer.
Shkencëtarët theksuan se nuk u gjet asnjë lidhje mes marrëdhënies mes pronarit dhe maces dhe nivelit të agresionit tek kjo kafshë, por mësuan edhe diçka shumë interesante. Ata u habitën kur vunë re se gërvishtja e mobilieve përmendet në një numër të madh rastesh nga persona të cilët kanë theksuar se kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe intime me një mace.
Vetë shkaku i kësaj mbetet i paqartë.
– Kjo sjellje mund të interpretohet si e tolerueshme dhe e pritshme nga shumica e pronarëve, duke pasur parasysh se gërvishtja në përgjithësi korrigjohet më pak se disa zakone të tjera problematike të maceve – përfunduan studiuesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFemrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Të gjithë do të donin të kalonin nëpër kryqëzim, por kush do të kalojë i fundit?
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'