LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen gazi nën këmbët e britanikut, hapet gropa gjigante që e “gëlltiti” – shpëton mrekullisht pa ndonjë lëndim

Shpërthen gazi nën këmbët e britanikut, hapet gropa gjigante që e “gëlltiti” – shpëton mrekullisht pa ndonjë lëndim

Një punonjës është “hedhur në erë”, kur gypi i gazit shpërtheu nën këmbët e tij duke hapur një gropë gjigante që e “gëlltiti”.

Burri po përdorte makinerinë për instalimin e gypave, kur duket se erdhi deri të një shpërthim në Ëessington, Derbyshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.


Si rezultat i kësaj, hapësira e gjelbëruar mbi të cilën qëndronte, shpërtheu dhe u hap një gropë e madhe.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarje për evakuuar banorët e shtëpive përreth ku ndodhi shpërthimi.

E më vonë është bërë e ditur se burri në videon e publikuar më poshtë nuk ka pësuar ndonjë lëndim – vetëm se thjesht është i shokuar si pasojë e shpërthimit.

Shikoni videon e realizuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shpërthimit dhe burri që përfundon në gropë. /Telegrafi/