LAJMI I FUNDIT:

Jotova për propozimin francez: Shumë më herët mund ta kishim zgjidhur çështjen me Maqedoninë e Veriut

Jotova për propozimin francez: Shumë më herët mund ta kishim zgjidhur çështjen me Maqedoninë e Veriut

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova theksoi se çështja me Republikën e Maqedonisë së Veriut ka mundur të zgjidhet shumë kohë më parë dhe të hapet rruga për kompromise dhe respektim të interesave të Bullgarisë dhe një propozim si francezët do të ishte fakt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jotova komentoi se ajo që ndodhi në parlamentin bullgar ditëve të fundit mund të ishte shmangur shumë kohë më parë.

“Nëse që në fillim politika e jashtme bullgare në personin e kryeministrit Kiril Petkov nuk i bindë partnerët tanë evropianë se nuk do të kenë problem me Bullgarinë.


“Kur presidenti Rumen Radev mori pjesë në këshillat në Bruksel, ai e ngriti shumë ashpër çështjen e të drejtave të bullgarëve dhe se Bullgaria nuk mund të thoshte “po” nëse këto të drejta nuk garantoheshin, siç kërkon vetë Bashkimi Evropian. Ishte një bindje serioze e Presidentit se ky nuk është kusht vetëm i Bullgarisë, por kushti më i rëndësishëm që RMV të jetë anëtare e barabartë e BE-së. Na mbeti përshtypja se zoti Petkov u premtoi partnerëve tanë evropianë se gjërat në Bullgari do të bëheshin shumë më të shpejta dhe po të mos ishte ky premtim, rruga e kompromisit do të ishte hapur shumë kohë më parë, rruga për respektimin e interesave të Bullgarisë dhe propozimi si ai francez do të ishte një fakt shumë më herët”, tha Jotova, transmeton “BNR”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kalo në kategori