Motoçiklisti tenton t’i ikë policisë në Prishtinë pasi kishte substanca narkotike
Një person është arrestuar pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën nuk kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar ta rriste shpejtësinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:33 në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.
Tutje në raport, bëhet e ditur se gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit nga policia, i dyshuari kishte hedh disa qese të dyshuara me substancë narkotike.
Në raport bëhet e ditur se ai pastaj në këmbë kishte tentuar të ikë, por arrestohet nga policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar motoçikletën nuk kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar ta rriste shpejtësinë. Gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit nga policia, i dyshuari kishte hedh disa qese te dyshuara me substancë narkotike dhe pasi rrëzohet nga motoçikleta tenton në këmbë për të ikur por arrestohet nga zyrtarët policorë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur: para të gatshme 425€, një telefon celular dhe 19 qese te mbushura me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 34.1 gram.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur