LAJMI I FUNDIT:

Arsimtari që dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen në Pejë del para Gjykatës

Arsimtari që dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen në Pejë del para Gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Pejë është duke u mbajtur seanca dëgjimore për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj arsimtarit të shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Nga Gjykata Themelore e Pejës bën të ditur për Telegrafin se seanca dëgjimore është mbajtur dhe vendimi do të merret ndërkohë.


“Seanca dëgjimore ka përfunduar dhe vendimi do të merret ndërkohë”, tha Tringa Zhuti, nga Gjykata Themelore në Pejë.

Ndryshe, siç raportohet arsimtari i dyshuar për sulm seksual është suspenduar nga puna për gjashtë muaj.

Ndërkaq, siç kishte raportuar Sinjali, nxënësja që po dyshohet se u sulmua seksualisht nga arsimtari, është e moshës 13-vjeçare. Deri më tani përveç viktimës dhe prindërve të saj, janë intervistuar edhe disa dëshmitarë, të cilët kanë dhënë deklarata se çfarë dihet për ngjarjen që po dyshohet se ndodhi brenda hapësirave të shkollës.

E mitura, e cila është intervistuar në prani të prindërve, ka rrëfyer në Polici se gjithçka nisi kur arsimtari  nuk e lejoi të dilte nga klasa, duke e kapur për dore, me ç’rast ia mbyll edhe derën e klasës. Në ato momente, arsimtari ia ka vendosur duart në fytyrë, duke iu afruar aq shumë, sa sipas saj ka pasur për qëllim që ta puth me zor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ngarkohet me veprën penale “sulm seksual”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori