LAJMI I FUNDIT:

Romagnoli kërkohet nga skuadrat angleze dhe spanjolle

Romagnoli kërkohet nga skuadrat angleze dhe spanjolle

E ardhmja e Alessio Romagnolit vazhdon të mbetet e paqartë, pavarësisht faktit se kontrata e tij me Milanin skadon pas disa ditësh.

Qendërmbrojtësi italian mbetet i lirë në fund të qershorit, por është duke diskutuar me Milanin për një marrëveshje të re.

Gjithsesi lojtari ka edhe oferta të tjera dhe ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.


Përveç Milanit, Romagnoli ka pasur bisedime edhe me Lazion, por ende pa gjetur një marrëveshje përfundimtare.

Tani mediat italiane kanë raportuar se italiani po kërkohet edhe në elitën e futbollit anglez dhe atë spanjoll.

Fulham dhe Newcastle United janë dy skuadrat spanjolle që e duan atë, derisa Valencia dhe Real Betis kanë shfaqur interesim në Spanjë.

27-vjeçari synon që nga kontrata e ardhshme të marrë një pagë vjetore prej tre milionë eurove neto në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

Xhudo
Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Ligat tjera
Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Vinicius Jr përballet me një pezullim prej dy vitesh nga FIFA

Vinicius Jr përballet me një pezullim prej dy vitesh nga FIFA

Ndërkombëtare
Figo zbulon favoritin e Ligës së Kampionëve dhe cilën skuadër do të mbështesë mes Interit dhe Barcelonës

Figo zbulon favoritin e Ligës së Kampionëve dhe cilën skuadër do të mbështesë mes Interit dhe Barcelonës

Liga e Kampionëve
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori