LAJMI I FUNDIT:

Sot hapet Pishina e Gërmisë

Sot hapet Pishina e Gërmisë
Foto: Ilustrim

Pishina e Gërmisë, e vetmja në kryeqytet hap sot sezonin veror, në orën 10:00.

Në njoftimin për media thuhet se menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.


“NPL ‘Sport Marketing’ do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonit verore të përgatitur”, thuhet në njoftim.

Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro. /Telegrafi/