Pse na zgjerohen bebëzat e syve kur shikojmë dikë që na pëlqen? Një shpjegim për fenomenin interesant
Pëlqimet mund të shfaqen në shumë mënyra
Bebëzat e zmadhuara janë konsideruar prej kohësh një simbol i dashurisë, por nuk ka asnjë shpjegim të saktë pse ndodh kjo.
Ndodh që kur shikojmë dikë që na pëlqen, bebëzat tona zgjerohen dhe nuk mund tʹi kontrollojmë.
Një shpjegim është se ajo ka të bëjë me dopaminën, transmeton Telegrafi.
Dopamina njihet si hormoni i lumturisë, sepse shkakton një ndjenjë që shumica e njerëzve e lidhin me kënaqësinë.
Së bashku me dopaminën, muskujt tanë të syrit marrin një sinjal nga truri ynë që krijojnë një reagim psikologjik ndaj zgjerimit të bebëzave.
Kjo përzierje “dehëse” e kimikateve shkakton një rritje të emocioneve dhe zgjerim të bebëzave kur shikoni dikë që ju duket tërheqës.
Zgjerimi i bebëzave mund të zbulojë ndjenjat tona
Disa kërkime kanë treguar se ne konsiderojmë se njerëzit me bebëza më të mëdha janë më tërheqës se ata me bebëza më të vogla, veçanërisht kur bëhet fjalë për burrat që shikojnë gratë.
Gjatë studimit, burrat i quajtën “të bukura” gratë në foto me bebëzat më të mëdha. Kjo ishte e kundërta e drejtpërdrejtë e imazhit të një gruaje me bebëza më të vogla, e cila u perceptua si “e ftohtë”, transmeton Healthline.
Bebëzat e zmadhuara mund të jenë gjithashtu një shenjë e aktivizimit të sistemit nervor për shkak të dopaminës, dhe jo domosdoshmërisht sepse e doni dikë.
Sytë tanë zgjerohen natyrshëm në këto situata për shkak të dëshirës për të parë më shumë dhe për të vlerësuar atë që po ndodh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City