LAJMI I FUNDIT:

Scholz thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor i ka veçanërisht afër zemrës

Scholz thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor i ka veçanërisht afër zemrës

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian të premten mbajtën një takim të veçantë në Bruksel.

Në ditën e dytë të samitit në Bruksel, sikur në të parën (të enjten) ku ishin prezentë edhe  krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor disa nga udhëheqësit evropianë dhanë zotime të mëdha për mysafirët e një dite më parë.

“Unë i kam veçanërisht afër zemrës gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishme që ne të shfrytëzojmë dinamikën e re, e cila do t’i japë atyre forcë të re që të marrin perspektivën e tyre dhe që në të vërtetë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, transmeton Klan Kosova.


Angazhimi i plotë dhe i qartë i BE-së për perspektivën e anëtarësimit të gjashtë vendeve u theksua në përfundimet që u nxorën nga takimi euro-ballkanik.

Kosova në klauzolat, që u bënë publike të enjten mbrëma, përmendet në pikën 19, ku Këshilli Evropian ripohon urgjencën e arritjes së përparimit të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zotim politik nuk pati për procesin që kosovarët presin qe shumë vite, liberalizimin e vizave.

Profesoresha e integrimeve evropiane, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se kjo është një qasje që e “favorizon dialogun me Beogradin më shumë sesa heqjen e regjimit të vizave”.

Nga ana e saj presidentja Vjosa Osmani, që përfaqësoi Kosovën në samitin e 23 qershorit, tha se u dhanë sinjale të forta për liberalizim dhe integrim të shtetit në BE, madje edhe nga vendet që ishin skeptike sidomos për lëvizjen e lirë.

Por, sipas Osmanit, tani është koha që vendet anëtare të unionit të kalojnë nga “fjalët në vepra”.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori