LAJMI I FUNDIT:

Në veri të Mitrovicës, vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë

Në veri të Mitrovicës, vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, kundër marrëveshjes për energjinë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë të martën në Bruksel.

Ata shprehën pakënaqësinë e tyre kundër, siç thanë, padrejtësisë, vendimeve të fshehta dhe jo transparencës, të cilat shkaktuan dëme të jashtëzakonshme për qytetarët e veriut.


Duke arsyetuar numrin e vogël të pjesëmarrësve në protestë, organizatorët e saj thanë se qytetarët janë të frikësuar të dalin për shkak të kërcënimeve dhe presioneve të ndryshme nga ana e pjesëtarëve të Listës serbe.

Marrëveshja për Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – këto janë pikat e arritura
Lexo po ashtu Marrëveshja për Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – këto janë pikat e arritura

Aleksandar Arsenijeviq, lider i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, në Mitrovicë, pyeti mes tjerash se ku është tani Vallaqi dhe Gazivoda, për të cilat dikur flitej se nuk do t’i dorëzohen kurrë Prishtinës, transmeton KP.

Sipas tij, sot nuk po protestohet kundër pagesës së faturave të energjisë, por kundër marrëveshjeve të fshehta të cilat po ndodhin.

“Nuk e japim Vallaqin, nuk e japim Gazivodën, ku jemi sot. Nuk jemi kundër pagesës së rrymës por kundër marrëveshjeve të fshehta”, ka thënë Arsenijeviq.

Protesta ka zgjatur rreth 15 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa forca të shtuara të policisë kanë vëzhguar nga afër ngjarjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori