LAJMI I FUNDIT:

Petkov i dërgon porosi Kovaçevskit: Bëhu i guximshëm dhe pranoje propozimin francez

Petkov i dërgon porosi Kovaçevskit: Bëhu i guximshëm dhe pranoje propozimin francez

Kryeministri bullgar në largim, Kirill Petkov, ka bërë thirrje që Maqedonia e Veriut të jetë e guximshme dhe ta pranoj marrëveshjen e arritur me Francës, ngase ajo do t’i hap dyert e BE-së.

Petkov po ashtu i ka thënë kolegut të tij Dimitar Kovaçevski se nëse e bën këtë, duhet të presë që të rrëzohet qeveria.

“Në fund të ditës e di së është shumë e vështirë politikisht. E di se rreziku për rrëzimin e Qeverisë është i madh. Si politikan duhet të marrësh vendim, cili është roli im? A është roli im stabilitet? Ose roli im është që të udhëheq kombin dhe të bëj një hap para. Mendoj se ky është vendimi, ndërsa Dimitar Kovaçevski duhet ta bëj këtë tani. Po të jem në vendin e tij nuk do të kisha menduar dy herë. Nëse hynë në histori me hapjen e dyerve të vendit për BE-në, mendoj se ky është rezultati më i mirë për një kryeministër”, ka thënë Petkov për Kovaçevskin.


Bullgaria largon veton ndaj Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Bullgaria largon veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Petkov ka thënë se propozimi francez duhet të shihet si “evropian” dhe jo si marrëveshje mes Bullgarisë dhe fqinjit të saj.

Sipas tij, Bullgaria për një dekadë ka qenë përkrahëse e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimore në BE, por se tani situata është komplikuar për shkak të drejtave të pakicës bullgare në Maqedoni, të cilët sipas tij kanë nevojë për mbrojtje më të madhe kushtetuese.

Ndryshe, sot Kuvendi bullgar me shumicë votash i dha dritë të gjelbër kryeministrit për ta larguar veton për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori