I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor ka zhgënjyer sërish vendet e rajonit.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kanë ndërmarr vendime për Evropën Lindore, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor.
“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.
We took a geopolitical decision on Eastern Europe, but we fail to have the same strategic view on the Western Balkans. This generates deep disappointment in the region. I’m proud on our 🇪🇺 leadership in the East, but we must regain it for our South-Eastern neighbors – @ #EFW22 pic.twitter.com/kD8QXF7jIK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 24, 2022
Një ditë më parë u mbajt Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përveç retorikës së kamotshme se BE është e përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit, nuk doli diçka konkrete nga ky samit as sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.
Megjithëse kishte shpresa se do të lëvizte diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se vendi i ka plotësuar kushtet.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbetën peng të vetos së Bullgarisë, e cila ka mosmarrëveshje me shtetin maqedonas.
Ndër konkluzat e Këshillit Evropian është Bashkimi Evropian është plotësisht dhe pa mëdyshje i përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkani Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani dhe Ruge flasin për rrugën e Kosovës përpara drejt të ardhmës euroatlantike
UN Women: Mbi 62 për qind e grave në RMV janë përballur së paku një herë me dhunë në internet
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj