LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të rikthimit të fuqishëm të futbollit në qytetin e Pejës

Në pritje të rikthimit të fuqishëm të futbollit në qytetin e Pejës
(Foto: njeshi.com)

Një pjesë e ish-kryesisë së KF Besa nga koha kur u arritën rezultatet kulminante, kur ky klub fitoi radhazi tre tituj të kampionit dhe një herë Kupën e Kosovës dhe SuperKupën mbarëkombëtare, të prirë nga kryetari i atëhershëm, Agim Elshani, pritet të rikthehen dhe të marrin timonin menaxhues në futbollin e qytetit të Pejës.

Radio 1 merr vesh bisedat janë duke u zhvilluar për të gjetur modalitetet e këtij angazhimi që pritet të grumbullojë veteranë të futbollit pejanë, ish-punëtorë sportivë dhe shumë personalitete tjera të lidhur me futbollin në Pejë e që përsëri t’u prijë Agim Elshani.


(Foto: njeshi.com)

“Në ditët në vijim do të bëhet e qartë se a mendohet të krijohet klub i ri, të bëhet ndonjë fuzionim apo formë tjetër organizative, por qëllimi është që të gjithë futbolldashësit e Komunës së Pejës të grumbullohen e të punojnë bashkë në një projekt afatgjatë për rikthimin e futbollit në nivelet që ishte dikur”, kështu ka thënë për Redaksinë e Sportit të Radio 1 një burim i afërt me grupin që po punon në shtabin inicues.

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori