LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa paditet sërish për një fotografi të publikuar ‘pa leje’ në Instagram

Dua Lipa paditet sërish për një fotografi të publikuar ‘pa leje’ në Instagram

Dua Lipa është paditur sërish për shkelje të të drejtave të autorit pasi ka postuar fotografi të paparacëve në Instagram.

Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Qarkut të ShBA në Kaliforni, fotografi me bazë në New York, Robert Barbera, po pretendon se këngëtarja kreu shkelje të të drejtave të autori pasi postoi imazhin që ai ia bëri asaj në vitin 2018.


“Pa leje apo autorizim nga paditësi, i padituri përzgjodhi, kopjoi ruajti dhe shfaqi vullnetarisht çdo fotografi të mbrojtur nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në ankesë.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Fotot për të cilat bëhet fjalë janë të Lipës e veshur me një pulovër të zi ku shkruan “HEROES”.

Barbera thuhet se i ka realizuar fotot në korrik të vitit 2018.

Dua Lipa përballet me një tjetër padi për këngën “Levitating”
Lexo po ashtu Dua Lipa përballet me një tjetër padi për këngën “Levitating”

Sipas Billboard, fotografi u përpoq ta zgjidhte çështjen jashtë gjykatës, por pretendon se “komunikimi u ngadalësua dhe përfundimisht u ndal” pasi Lipaës iu dha një draft-kopje e ankesës.
Pas kësaj, imazhet thuhet se janë hequr nga llogaria e saj.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Barbera po kërkon dëmshpërblim dhe heqje të të gjitha fitimeve që i atribuohen aktivitetit të supozuar të shkeljes, një urdhër që ndalon Lipën të shkelë ndonjë nga veprat e tij të tjera, kostot e padisë dhe interesin e paragjykimit.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës pop paditet për postimin e fotove të paparacëve në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Magazina
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Kalo në kategori