Serbia duhet t’u kthejë qytetarëve të Kosovës mjetet e ndara për pagesën e rrymës në veri, thotë Emin Sallahu, banor në Prishtinë.
“Kthimi i tyre duhet të obligohet nga shteti i Serbisë. Kthimi mund të bëhet në bazë të një marrëveshjeje me këste, sepse forma e pagesës ka qenë diskriminuese”, thotë ai.
“Të kthehen [paratë] gjithsesi”, thotë edhe Sejdi Krapi, ish-punonjës në kompleksin metalurgjik “Ferronikeli”.
Qe nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, më 1999, qytetarët e veriut janë furnizuar rregullisht me energji elektrike, por nuk e kanë paguar atë.
Kjo ka ndodhur për shkak të refuzimit të strukturave të ndryshme të mbështetura nga Beogradi zyrtar, që kanë operuar në atë pjesë, por edhe për shkak të mosbindjes qytetare.
Rrjedhimisht, për rrymën e shpenzuar në veri, qytetarët e komunave të tjera të Kosovës kanë paguar direkt nga xhepi i tyre nga viti 1999 deri më 2017.
Gjatë kësaj periudhe, faturat e tyre kanë qenë për 3.5 për qind më shtrenjtë.
Nga 2017-ta, kjo përgjegjësi e pagesës ka kaluar te Qeveria e Kosovës.
Më 21 qershor, ndërkaq, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e një marrëveshjeje për energjetikën, të arritur qysh në vitin 2013, që i hap rrugë pagesës së rrymës direkt nga shpenzuesit në veri.
Muhamet Mustafa, profesor i shkencave ekonomike në Prishtinë, thotë se çështja e pagesave të faturave në veri nga qytetarët e viseve të tjera ka mbetur e paprecizuar në marrëveshjen e fundit, por “patjetër që duhet të zgjidhet jashtë saj”.
Mustafa konsideron se Serbia është fajtore direkte për mospagesën e rrymës nga konsumatorët në veri, sepse, siç thotë, ajo ka manipuluar me qytetarët në atë pjesë.
“Qeveria e Serbisë apo donatorët duhet ta marrin përsipër këtë borxh. Në rast se ka vështirësi, duhet të gjenden forma që ky borxh të mbulohet edhe nga institucionet ndërkombëtare”, thotë Mustafa.
Fatura e përgjithshme e konsumatorëve në veri ka shkuar deri në 12 milionë euro në vit.
Fadil Ismaili, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, nuk beson se do të bëhet kompensimi i mjeteve – as nga shteti i Serbisë, as nga institucionet e Kosovës.
“Në qoftë se kërkohet nga Serbia, pranohet se kjo pjesë [veriu i Kosovës] është Serbi. Serbia nuk kthen borxhe për konsumatorët e shtetit tënd”, thotë Ismaili.
Me gjithë insistimin e Radios Evropa e Lirë, zyra për informim e Qeverisë së Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes se si do të rregullohet çështja e kompensimit të këtyre mjeteve.
Të njëjtën pyetje, REL e ka dërguar edhe te kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, por nuk ka marrë përgjigje.
Si ka ardhur deri te ngarkesa e qytetarëve me faturat e veriut?
Vendimin për pagesën e rrymës në veri nga qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës e ka marrë Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE).
Pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur në vitin 2017 që kjo praktikë të pezullohet, duke thënë se është joligjore.
Në vitin 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë, në bazë të një padie të ushtruar nga institucioni i Avokatit të Popullit, e ka detyruar ZRRE-në që të obligojë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS) për kthimin e mbi 40 milionë eurove të qytetarët e Kosovës, të cilët në periudhën 2012-2017 – kur edhe ka pasur ankesa – kanë paguar rrymën e konsumatorëve në veri.
Zyrtarë të ZRRE-së kanë paralajmëruar se do ta apelojnë këtë vendim të Gjykatës Themelore në instanca më të larta.
Nga ZRRE-ja nuk i janë përgjigjur pyetjes së REL-it se deri ku kanë shkuar me këtë proces. As KEDS nuk ka treguar nëse do të bëhet kompensimi i mjeteve, në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore.
Ismaili thotë se KEDS nuk e ka obligim të kompensojë borxhin për pjesën veriore, sepse, sipas tij, kjo kompani “nuk e ka pasur nën kontroll konsumin” atje.
Kush e ka furnizuar veriun me rrymë?
Nga përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë vazhdimisht ka pasur deklarata kundërthënëse se kush e furnizon veriun me rrymë.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) ka thënë se furnizimi është bërë nga operatorët e licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës, por, sipas zyrtarëve serbë, rryma në veri ka arritur nga Elektro-rrjeti i Serbisë.
Me marrëveshjen e vitit 2013 për energjinë, parashihet licencimi i kompanisë “Elektrosever”, e cila është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar sipas ligjeve të Kosovës.
Kjo kompani do të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri.
Besnik Bislimi ka deklaruar më 21 qershor se “Elektroseveri” nuk do të prodhojë rrymë, por do ta blejë atë – qoftë nga Korporata Energjetike e Kosovës apo nga një tjetër ofertues në tregun ndërkombëtar – ndërsa inkasimin do ta bëjë vetë.
“Elektroseveri”, rrjedhimisht, mund të marrë apo blejë rrymë edhe nga kompania serbe, EPS.
Vendimin për licencimin e “Elektroseverit”, ZRRE-ja pritet ta marrë këtë të premte.
Në anketat që ka realizuar Radio Evropa e Lirë në veri, disa qytetarë serbë kanë thënë se do të paguajnë për rrymën e shpenzuar; disa shqiptarë, në anën tjetër, kanë thënë se do të paguajnë vetëm nëse paratë u shkojnë institucioneve të Kosovës./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova