Një pasuri luksoze dhe një xhami e rrallë, ndër më të hershmet e njohura në botë (më shumë se 1200 vjet) u zbuluan së fundmi në qytetin Rahat në Negev.
Hulumtimi arkeologjik në shkallë të gjerë i kryer nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit ofron detaje grafike të tranzicionit gradual nga krishterimi në islam që ndodhi nga shekulli i VII-të deri në IX-të pas Lindjes së Krishtit.
Noah David Michael në emër të IAA zbuloi ndërtesat me karakteristika të krishtera dhe islame që ishin të vendosura afër njëra-tjetrës, raporton timesofisrael.
“Zbuluam një shtëpi të kohës bizantine që me sa duket strehonte fermerë të krishterë dhe që përfshinte një kullë të fortifikuar, dhoma me mure të forta që rrethonin oborrin”, raportuan studiuesit.
“Në majën e afërt të kodrës gjetëm prona të ndërtuara në një mënyrë krejtësisht të ndryshme; ato u ndërtuan njëqind vjet më vonë, në periudhën nga fundi i shekullit të VII-të deri në atë të IX-të, ose periudha e hershme islame”, pohoi ai.
“Ndërtesat e banimit, të ndërtuara me sa duket nga myslimanët, ishin të vendosura pranë oborreve të mëdha dhe të hapura. Shumë dhoma me argjilë shfrytëzoheshin për gatimin e ushqimit. Muret e këtyre ndërtesave ishin relativisht të holla dhe të ndërtuara me tulla balte”, thanë studiuesit.
Xhamia e hershme e fshatit, e para në llojin e saj, jep dëshmi të identitetit të banorëve.
Në gërmimet e fundit, të rinovuara, arkeologët janë befasuar kur zbuluan një xhami tjetër, e cila besohet se ishte ndërtuar afërsisht midis shekujve të VII-të dhe të VIII-të pas Krishtit. Xhamia përfshin një dhomë katrore dhe një mur me pamje nga Meka. Gjysmëhëna ndodhet përgjatë qendrës së murit me pamje nga jugu.
Këto veçori unike arkitekturore tregojnë se ndërtesa është përdorur si xhami. Ajo qëndron e vetme në atë vend dhe ndoshta është përdorur nga disa dhjetëra besimtarë myslimanë për lutje.
Xhamia ndodhet rreth 400 metra në jug të një ndërtese luksoze të ndërtuar rreth një oborri qendror. Ai përfshin salla me trotuare guri, disa të shtruara me mermer dhe mure të zbukuruara me afreske të lyera me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë. Mbetjet e qeramikës dhe qelqit të imët, disa prej të cilave janë zbukuruar me vizatime bimësh dhe kafshësh, të zbuluara në ndërtesë, dëshmojnë për pasurinë e banorëve të saj.
“Dëshmitë nga të gjitha zonat e gërmuara deri më tani: banesat, shtëpitë e lutjeve, dhomat dhe veglat, hedhin dritë mbi fillimet e procesit historik që u zhvillua në veri të Negevit”, pohojnë studiuesit e IAA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të – a ishte veshja shkak për tension?

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kallas: Tashmë është e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri

Pas ‘përplasjes’ me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk