Thatësira, të korra të këqija, kriza të mundshme urie dhe pandemia e vazhdueshme e COVID-19. Këto probleme janë në qendër të takimit të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës.
Në samitin e G7-së do të diskutohet për kriza të mëdha – nga lufta në Ukrainë te uria dhe ngrohja botërore. Pritshmëritë për takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Elmau të Bavarisë janë aq të mëdha sa edhe problemet.
Përveç Gjermanisë mikpritëse, grupi i G7-së përfshin Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Në samit janë ftuar edhe India, Afrika e Jugut, Senegali, Indonezia dhe Argjentina. Po ashtu në të dëshiron të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia është izoluar ndërkombëtarisht dhe kjo e bën më të vështirë bashkëpunimin, jo vetëm në Kombet e Bashkuara. Prandaj grupi G7 po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Në këtë samit mund të përcaktohen drejtime udhëzuese vendimtare për samitin e G20-së dhe konferencën e ardhshme të OKB-së për klimën. Të dyja do të zhvillohen në nëntor.
“G7 është ndoshta i vetmi forum shumëpalësh, mbirajonal që vazhdon të mbetet i aftë për të vepruar tani që në Ukrainë kemi luftë. Kjo është arsyeja pse G7 ka një rëndësi të veçantë këtë vit, gjithashtu si një koalicion i vendeve më të rëndësishme donatore”, thotë Friederike Meister, drejtoresha për Gjermaninë e Global Citizen, një organizatë që punon për të luftuar varfërinë ekstreme.
Kriza në fushën e ushqimit
Për një kohë të gjatë bashkësia ndërkombëtare kishte bërë përparime në luftën kundër urisë. Por kriza klimatike, pandemia e koronës dhe konfliktet po shfaqin pasoja shkatërruese. Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), 50 milionë vetë janë në prag të urisë.
Organizata e OKB-së e vlerëson si katastrofale situatën në Etiopi, Nigeri, Sudanin e Jugut, Jemen, Afganistan dhe Somali. 750 mijë vetë në vendet veçanërisht të prekura kërcënohen nga uria.
Lufta e Ukrainës, pandemia e koronës dhe ndryshimet klimatike të lidhura me thatësira, për shembull, e përkeqësojnë situatën dhe çmimet e ushqimeve po rriten. Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, ato zakonisht mbulojnë pothuajse një të tretën e kërkesës botërore. Sipas Kombeve të Bashkuara, 1.4 miliardë vetë në mbarë botën mund të përballen me mungesë ushqimi pasi Rusia mban të bllokuara portet e Ukrainës dhe eksportin e produkteve bujqësore përtej Detit të Zi.
Kriza e klimës
Sipas Këshillit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, emetimet botërore të gazeve serrë ishin midis 2010 dhe 2019 më të larta se kurrë më parë në historinë njerëzore. Pa reduktime të menjëhershme të emetimeve qëllimi për të kufizuar ngrohjen botërore në 1.5 gradë në krahasim me kohërat para-industriale nuk mund të arrihet më. Organizata Botërore e Motit paralajmëron se temperatura mesatare vjetore në botë mund të kalojnë 1.5 gradë për herë të parë deri në vitin 2026.
Ndërsa, sipas raportit të OKB-së për thatësirën, numri dhe kohëzgjatja e periudhave të thatësirës në botë është rritur tashmë me 29 për qind që nga viti 2000. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025