LAJMI I FUNDIT:

“Sunny Hill Festival” këtë vit mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht

“Sunny Hill Festival” këtë vit mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht

Ditë më parë u njoftua se “Sunny Hill Festival 2022” nuk do të mbahej në Prishtinë ashtu siç ishte planifikuar, por do të zhvendosej në Tiranë.

Ndërkohë, sot (e hënë) përmes një deklarate të përbashkët të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe organizatorëve të Sunny Hill Festival, kanë bërë e ditur se festivali po rikthehet sërish në Prishtinë në data që ishte planifikuar edhe më herët (4, 5, 6 dhe 7 gusht).


Por, përveç kësaj festivali këtë vit pritet të mbahet edhe në Tiranë në fund të muajt gusht, është bërë e ditur ndër tjera në deklaratën e përbashkët.

Foto: Sunny Hill Festival

“Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht”, thuhet në deklaratë.

“Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë”.

“Sunny Hill Festival 2022” rikthehet në Prishtinë
Lexo po ashtu “Sunny Hill Festival 2022” rikthehet në Prishtinë

Ndërsa, në “Sunny Hill Festival” do të performojnë emra të njohur si: Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë.

Krahas kësaj, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë të mëdhenj botëror. /Telegrafi/