LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës shpall tender për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

Komuna e Prishtinës shpall tender për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë
Foto: Ilustrim

Problemit të kamotshëm të qenve endacakë në kryeqytet duket se shpejt do t’i vijë fundi.

Kjo pasi Komuna e Prishtinës ka hapur tender për strehimin e tyre.

Sipas njoftimit, tenderi është hapur dje, 17 qershor 2022.


Për ndërtimin e kësaj strehimore, Komuna ka ndarë 249 mijë euro.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 27 qershor 2022.

Në bazë të njoftimit, komuna ka arritur të marrë edhe lejen e ndërtimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndryshe, edhe Qeveria e Kosovës në fund të muajit qershor pritet të miratojë strategjinë kombëtare për trajtimin e kësaj çështjeje.

Kështu pati bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në Kuvendin e Kosovës, pasi ishte pyetur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, se kur do të gjendet një zgjidhje konkrete për qentë endacakë.

“Ky është një nga shqetësime kryesore ditëve të fundit. Ne si ministri kemi nxjerrë një vendim më 16 shkurt që të formohet një grup punues për hartimin e një strategjie kombëtare. Në fund të qershorit do ta kemi të miratuar në Qeverinë e Kosovës strategjinë kombëtare për qentë endacakë”, pati deklaruar Krasniqi.

Hartimi i strategjisë kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë ishte premtim i kryeministrit Albin Kurti.

Ai pati thënë se Qeveria do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qenë endacakë në rrugë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori