Gërliç-Radman: Të nisin negociatat me Maqedoninë, çështjet e hapura të zgjidhen paralelisht
Ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Gërliç – Radman në një intervistë ka deklaruar se Maqedonia ka plotësuar kriteret për të nisur rrugëtimin e saj evropian, por pritet një gatishmëri nga Bullgaria që ta ndihmoj dhe lehtësoj këtë rrugëtim në interes gjeostrategjik.
“Maqedonia e Veriut është gati, të gjitha kushtet janë të plotësuar për fillimin e negociatave për anëtarësim por presim gatishmëri nga Republika e Bullgarisë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Të gjitha çështjet që do të hapen më vonë mund të zgjidhen paralelisht”, tha në një intervistë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, ministri kroat, Gordan Gërliç – Radman.
Sipas tij, “tani është shumë e rëndësishme që të fillojnë negociatat e anëtarësimit në mënyrë që të dërgohet një mesazh i rëndësishëm politik për vendet e Ballkanit Perëndimor, se BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe të bëj anëtarësime të reja, se Ballkani Perëndimor është pjesë e hapësirës evropiane dhe është hapësirë e rëndësishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike”.
Ai tha për se ka aludime se ende është e mundur që më 23 qershor të mbahet një konferencë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe se kjo do të jetë një hap pozitiv përpara, pasuar me harmonizim dhe marrëveshje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me mbështetjen e BE-së.
“17 vjet më parë Maqedonia e Veriut ishte gati, por kishte disa çështje të hapura, tani ngeli vetëm kjo veto me Bullgarinë. Tani kjo është vendosur! Në ndërkohë, Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur shumë në drejtim të demokratizimit të shoqërisë, reformave, shoqërisë civile, marrjes së vlerave evropiane, gjë që është shumë e dukshme, ka një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe natyrisht orientim pro-evropian të të gjitha partitë politike dhe qytetarëve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pra, hapja e negociatave do të forconte edhe më tej besimin në BE dhe më duket se në krahasim me hulumtimet e mëparshme, ka pak më shumë euroskeptikë pasi pritjet e qytetarëve ishin gjithmonë të larta nga BE-ja, dhe tani duhet të dërgohet një mesazh vërtet i fortë, që BE-ja ishte këtu në fillim, duhet të besoni në BE, do të jetë një ndihmës i madh”, tha Gërliç – Radman.
Ai tha se vetë investimet e BE-së në Maqedoni janë tregues korrekt se sa rëndësi ka Maqedonia për Unionin, prandaj pret që të punohet intensivisht dhe më datë 23 qershor Maqedonia të del fituese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje