Një student ukrainas po shfrytëzon mundësinë për të “shitur mesazhe me porosi” të cilat do të shkruhen në predha artilerie me të cilat ushtarët ukrainas po qëllojnë në drejtim të forcave ruse.
Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Anton Sokolenko, një student 22-vjeçar i Teknologjisë Informative – IT me bazë në Cherkasy, Ukrainën qendrore, i cili ka mbledhur mijëra dollarë për të mbështetur trupat lokale përmes marrëveshjes prej “40 dollarësh për predhë”.
Mesazhet e marra nga ai, të publikuara edhe në mediat sociale, kanë rezultuar me mesazhe si “Gëzuar Ditën e Babait”, “Nga Shqipëria, me dashuri”, dhe jo vetëm – që shkruhen në predha, përpara se të përdoren ato.
“Ju keni mundësinë të luftoni ‘Orc-ët’ me një granatë artilerie 82 mm që do të qëllohet kundër ushtarëve rusë”, thuhet në një nga postimet promovuese të Sokolenko.
(Orc është një fyerje e zakonshme ukrainase për ushtarët rusë).
Dhe pas kësaj, “ju do të merrni një foto të granatës suaj të nënshkruar”.
Sokolenko i BI se kjo është një marrëveshje joformale dhe nuk është e miratuar nga komandantët e lartë ushtarakë ukrainas.
Dhe imazhet, tha ai, nuk ka gjasa të tregojnë identitetin dhe vendndodhjen e ushtarëve.
Sokolenko bëri të ditur se ai pranon porosi në internet, veçanërisht përmes kanalit të tij Telegram, dhe punon me një OJQ lokale për t’i shkruar predhat.
Më pas ai dërgon fotografitë dhe ia kalon 40 dollarët OJQ-së.
OJQ-ja, “Qendra për Asistencë për Ushtrinë, Veteranët dhe Familjet e tyre”, konfirmoi në mënyrë të pavarur për BI se Sokolenko është një vullnetar i regjistruar që i ka dërguar më shumë se 18,000 dollarë.
Kështu ai siguron pajisje taktike dhe mallra për batalionet aty pranë.
Në këtë drejtim, Sokolenko tregoi se me paratë e mbledhura deri më tani kanë blerë dy sisteme Starlink, një kamionçinë dhe jo vetëm. OJQ-ja ofron gjithashtu radio, ilaçe dhe ushqime.
“Unë nuk jam aq i guximshëm për të marrë pjesë në luftë, kështu që po përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ushtarët të qëndrojnë gjallë dhe të vrasin armiqtë”, tha ai. “Në fillim të luftës nuk po bëja asgjë dhe kjo më shqetësonte”.
Ai bëri kokteje molotov, siç bënë shumë ukrainas në fillim të luftës, por shpejt vendosi se mund të ishte më i dobishëm diku tjetër.
Andaj, ai vendosi t’i përkushtohej mbledhjes së fondeve, duke hapur një kanal Telegram që rishpërndau video ushtarake virale, duke fituar rreth 12,000 ndjekës në këtë proces.
Pasi fitoi 1600 ndjekësit e tij të parë, ai iu afrua OJQ-së dhe i pyeti se çfarë kishin nevojë për të blerë.
Më pas, në maj, atij i lindi ideja për projektin me mesazhe mbi predha, kur pa se ushtarët po i shkruanin mesazhe të tilla si hakmarrje për kolegët e tyre të rënë në luftë.
Siç vë në pah Business Insider, përcjell Telegrafi, porositë e tjera kanë ardhur nga e gjithë bota, duke dërguar “dashuri” nga vende si Belgjika, Gjermania, Shqipëria dhe Australia.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me “etikën e projektit”, Sokolenko tha: “Është paksa një pyetje provokuese, por si ukrainas – si çdo ukrainas – mund të them se jam i lumtur të di që u vranë sa më shumë ushtarë rusë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet – mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit – më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'