LAJMI I FUNDIT:

Parku Kombëtar i Yellowstone do të mbyllet për kohë të pacaktuar pas vërshimeve të mëdha në Montana

Parku Kombëtar i Yellowstone do të mbyllet për kohë të pacaktuar pas vërshimeve të mëdha në Montana

Parku Kombëtar i Yellowstone do të mund të mbyllet për një kohë të pacaktuar, pasi që vërshimet shkatërruese vazhdojnë që të marrin rrugët dhe urat në Lumin Yellowstone.

Daily Mail shkruan se zyrtarët e parkut i quajtën vërshimet që përfshinë rajonin ku gjindet Yellowstone si “ngjarje që ndodhin një herë në një mijë vjet”, dhe thonë se këto vërshime do të mund të ndërrojnë përgjithmonë rrjedhën e lumit Yellowstone dhe peizazhet që e rrethojnë parkun.


Zyrtarët thanë se intensiteti i rrjedhës së lumit është rritur në 566 metra kub për sekondë më shpejtë se rekordi i cili ishte matur në vitet e 90-ta.

Janë evakuuar mbi 10,000 turistë, duke përfshirë edhe dhjetëra kampistë të cilët u shpëtuan nga helikopterët, duke i larguar të gjithë vizitorët e parkut, transmeton Telegrafi.

Një shtëpi e madhe shembet dhe përfundon duke notuar në lumë, pas përmbytjeve masive në Montana
Lexo po ashtu Një shtëpi e madhe shembet dhe përfundon duke notuar në lumë, pas përmbytjeve masive në Montana

Zyrtarët gjatë së martës paralajmëruan se uji i pijes është bërë i pasigurt, dhe kanë bërë thirrje për vëmendje mbi shtazët që kanë ikur.

Të gjitha hyrjet e parkut u mbyllen gjatë së martës, ndërsa edhe pse ofruesit e shërbimeve në park thanë se disa rrugë jugore në hyrje të parkut mund të hapen brenda javës, rrugët në veri të parkut mund të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë vjeshtës.

Shtëpitë në park ose janë vërshuar ose janë marrë me vete nga rrjedhat që janë kthyer në lumenj të furishëm, shumë rrugë janë shkatërruar dhe urat janë shembur nga rrjedhat e lumit, ndërsa guvernatori i Montanas, Greg Gianforte, deklaroi një katastrofë kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori