LAJMI I FUNDIT:

Policia u shpërndan ujë veteranëve që po protestojnë në oborrin e Kuvendit

Policia u shpërndan ujë veteranëve që po protestojnë në oborrin e Kuvendit

Protesta e veteranëve e cila ka nisur tash e një orë është duke vazhduar të mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Numër i madh i veteranëve por edhe i qytetarëve të tjerë të cilët mbështesin këta të fundit po marrin pjesë në protestë.


Krahas tyre edhe numër i madh i forcave policore janë prezent për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Fotoreporteri i Telegrafit, ka kapur momentin kur një pjesëtar i policisë u shpërndanë ujë disa prej protestuesve.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje që protesta të jetë e qetë dhe që të mos sulmohen policët. /Telegrafi/