LAJMI I FUNDIT:

Normalizohet gjendja e fluturimeve në Zvicër, rihapet hapësira ajrore pas disa orë mbyllje

Normalizohet gjendja e fluturimeve në Zvicër, rihapet hapësira ajrore pas disa orë mbyllje

Hapësira ajrore e Zvicrës u mbyll sot për të paktën dy orë kur një mosfunksionim i kompjuterit në sistemin e kontrollit të trafikut ajror ndaloi fluturimet në aeroporte.

Kompania zvicerane e sigurisë ajrore SkyGuide njofton se ka zgjidhur problemin pasi “përjetoi një defekt teknik në orët e para të mëngjesit”.


“Është hapur sërish trafiku ajror mbi Zvicër dhe operimi në aeroportet kombëtare të Gjenevës dhe Cyrihut ka rifilluar”, thotë SkyGuide.

SkyGuide nuk dha detaje rreth mosfunksionimit, të cilin Aeroporti i Gjenevës e përshkroi si një defekt kompjuterik.

Defekti kompjuterik detyron Zvicrën të mbyll hapësirën e saj ajrore
Lexo po ashtu Defekti kompjuterik detyron Zvicrën të mbyll hapësirën e saj ajrore

“Ne po bëjmë gjithçka për të trajtuar fluturimet në mënyrë efikase dhe për t’i mbajtur vonesat në nivel minimal”, shtoi deklarata e kompanisë.

Sipas Flightradar24, fluturimet në Aeroportin e Cyrihut po funksiononin përsëri me gjysmën e kapacitetit, duke iu kërkuar pasagjerëve të kontrollonin informacionet përpara se të niseshin për fluturim.

Ndërsa, Aeroporti i Gjenevës ka theksuar se trafiku ajror ka “filluar gradualisht”, por shtoi se “shumë fluturime janë anuluar”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori