Kufizohen marzhet për produktet ushqimore bazë në Maqedoni, masa tjera do të ketë pas rishikimit të buxhetit
Qeveria me kufizimin e marzheve tregtare të produkteve bazike ushqimore në 5 deri në 10 për qind sërish do të përpiqet ta ndërpret rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria dje ka marrë vendim për kufizimin e marzheve që do të vlejnë deri më 30 shtator të këtij viti.
“Në konsultim me komunitetin e biznesit dhe në koordinim me institucionet kompetente morëm Vendim sipas të cilit nga nesër, deri më 30.09.2022 për bukën e bardhë – të prerë në copa ose të plota, sheqer të bardhë dhe vaj luledielli për ushqim (pa vaj të ftohtë të shtrydhur, vendoset marzhë tregtare deri në 5 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Për miell gruri – tip 400 dhe 500, makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, oriz maqedonas i bardhë, qumësht lope e përhershme me përmbajtje yndyre 2,8, 3, 2 dhe 3.5 për qind dhe vezë pule për të gjitha kompanitë dhe sipërmarrësit individualë pjesëmarrës në zinxhirin e shitjes me pakicë, vendoset një marzh tregtar deri në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë, informoi ministri Bekteshi në konferencën e djeshme për shtyp para Qeverisë.
Shtoi se sipas vendimit për këto produkte nuk do të llogariten shpenzime operative dhe nuk do të miratohen zbritje dhe tarifa, të cilat shitësi me pakicë i ngarkon nga shitësi me shumicë, për reklamimin dhe paraqitjen e mallit në rafte.
“Me këtë Vendim kufizohet rritja e çmimeve në periudhën e ardhshme duke përcaktuar masën e marzhit tregtar që duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë. Në këtë mënyrë, rritja e mundshme e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importit dhe bursës, si dhe rritja e kostove të prodhimit”, shtoi Bekteshi.
Sipas vendimit, siç theksoi ministri, propozohet që zbritja dhe tarifat të mos miratohen deri më 31 dhjetor 2022.
Porositi se masat do të merren gjithmonë në konsultim me odat ekonomike.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dje theksoi se masat e reja për menaxhim me krizën fillojnë menjëherë sapo të votohet ribalanci i Buxhetit në Kuvend. Masat janë të orientuara për qytetarët që janë në gjendje kritike dhe kompanitë.
“Masat janë të orientuara drejtë kategorive më të cenueshme, presioni është i madh, po ndërmarrim masa po ashtu si në pandemi, kjo kategori ishte e para, ndërsa më pas qytetarët në gjendje më kritike dhe kompanitë”, tha Bytyqi.
Në lidhje me rritjen e madhe të çmimeve pas përfundimit të masave për produktet ushqimore bazë, Bytyqi theksoi se kjo ka të bëjë me rritjen e marzhave dhe është e padrejtë, shtrenjtimi artificial i çmimeve, por pas vërejtjes, çmimet janë vërejtur dhe stagnuan.
“Në kohë të krizës nuk mund të sillesh si “profiter lufte”, ndërsa e dimë si përfundojnë “profiterët e luftës”. Unë apelojë për vlera morale të biznesmenëve që duhet të kenë parasysh gjendjen e përgjithshme, dhe në ekonominë e tregut duhet të ketë norma morale dhe etike”, theksoi Bytyqi.
Më 1 qershor të këtij viti, janë pezulluar masat kundër krizës, masa me të cilat gjithashtu ishin të ngrira marzhet e produkteve bazike ushqimore. Gjithashtu, ishte ulur edhe zëri i TVSH-së për produktet ushqimore bazike nga 5 në 0 për qind. Janë ulur edhe akcizat dhe TVSH-ja për karburantet, por pas përfundimit të masës çmimet u rritën ndjeshëm sidomos të dizelit, si dhe të disa produkteve ushqimore bazë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë – Podujevë
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Vdekja e Frosinës, Kambovski: Nesër formohet Komision për shqyrtimin e dosjeve të Vasil Jovanovit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?