Rruga e Ballkanit Perëndimor po shërben si një nga rrugëkalimet më të rëndësishme të emigrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian.
Sipas Raportit të fundit të Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare Europiane, FRONTEX, në pesë muajt e parë të këtij viti u regjistruan 40,675 kalime të paligjshme të kufirit nga rruga e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Evropian, gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti u shënuan sipas FRONTEX-it rreth 12 mijë kalime të migrantëve të paligjshëm përmes Rrugës së Ballkanit Perëndimor.
Sipas agjencisë FRONTEX, Rruga e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria përbën gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të rreth 87 mijë kalimeve të paligjshme të kufijve të BE-së nga janari deri në maj të këtij viti.
Sipas FRONTEX-it, vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të parregullt janë Siria, Afganistani dhe Turqia.
FRONTEX tha se shumica e emigrantëve të parregullt kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë përpara se të kërkonin të hynin në vendet e Bashkimit Evropian.
Raporti i FRONTEX-it flet edhe për një rritje të kalimeve në të dy anët e Kanalit të La Manshit me 122% për periudhën janar-maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sipas FRONTEX-it, bazuar në të dhënat historike, periudha e pikut në këtë itinerar zgjat nga qershori deri në nëntor, dhe në vitin 2022, mbi 46 kombësi të ndryshme janë regjistruar në kalimet e paligjshme në Kanalin e La Manshit ku vihet re një rritje e theksuar e shtetasve shqiptarë.
Prej tre vitesh, Roja Europiane e Kufijve FRONTEX është përfshirë në patrullimin e përbashkët të kufirit shqiptaro-grek dhe ka vendosur gjithashtu një avion për të kontrolluar hapësirën detare të detit Adriatik dhe detit Jon.
Sipas agjencisë, 132 oficerë të trupave FRONTEX nga vendet europiane ofrojnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre për të ndihmuar autoritetet shqiptare në kryerjen e patrullimeve dhe mbikëqyrjes kufitare me përdorimin e 21 makinave patrulluese.
FRONTEX punon në kufi me policinë shqiptare si në mbledhjen e informacionit nga intervistat me emigrantët, përgatitjen e raporteve të situatës, kontrollimin e automjeteve që kalojnë kufijtë shqiptarë, si dhe shqyrtimin e dokumenteve dhe zbulimin e rasteve të krimit ndërkufitar. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025